Veliaj me plan rregullues për Tiranën NULL NULL 17.05.2015 09:36 17.05.2015 09:36 Kandidati i partisë në pozitë në Qeverinë e Shqipërisë, i cili garon për Tiranën, Erion Veliaj deklaroi dje në një takim me ambientalistët se do të anulohet plani rregullues i Tiranës nëse ai do të jetë kryetar bashkie. Veliaj tha se ai nuk pajtohet me të pasi mungojnë hapësirat e gjelbërta. Sipas Veliajt, Basha kërkon të mbështesë biznesmenët e ndërtimit dhe jo qytetarët e Tiranës. “Është e pandershme t’i shmangesh debatit, unë jam gati për debat, gati të debatoj për çdo leje ndërtimi dhe çdo park të bërë pallat”, tha Veliaj. Veliaj sulmoi Bashën edhe për ndërtimet që po bëhen te diga e liqenit për të cilën tha se bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi duke thyer moratoriumin e qeverisë për mosdhënien e lejeve të ndërtimit nga kryetarët e bashkive për 2 vitet e fundit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë 24 orë më parë