Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veliaj kërkon debat me Kosovën

NULL NULL
03.05.2015 10:09

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, e ka ftuar në debat publik kundërkandidatin e tij nga Partia Demokratike, Halim Kosova.

Gjatë një dëgjese publike në Njësinë Bashkiake Nr.3, Veliaj, ndërsa fliste për funksionimin e sotëm të Bashkisë së Tiranë, i drejtoi një ftesë publike kandidatit të opozitës për bashkinë më të madhe në vend.

““Unë kam kërkuar, kam tre ditë që kërkoj, të bëjmë një debat. Dikush duhet të mbajë llogari për këtë. Të vijë doktor Halimi me gjithë respektin që kam, por të vijë të bëjmë një debat. Unë iu thashë çfarë mendoj, por pyetja është çfarë mendon ai, jashtë laboratorit të filmave që prodhon kaseta për emisione një ditë me vonesë, po më mirë është që ta dimë këtu drejtpërdrejt, çfarë mendon ai”, tha Veliaj.

Nëse një përballje e tij nuk ndodh, atëherë kandidati i mazhorancës kërkojë që në këtë debat publik të dalë kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha apo ish-kryeministri Sali Berisha./Shekulli.com.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.