Veliaj inspekton punimet tek lumi i Tiranës NULL NULL 10/08/2015 10/08/2015 Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar paraditen e kësaj të hëne nisjen e punimeve në zonën tek lumi i Tiranës. Gjatë këtij inspektimi, Veliaj ka shpallur edhe rikthimin e bashkisë së kryeqytetit tek projekti fillestar për bulevardin e ri të Tiranës. “Zona e lumit dhe bulevardi i ri do të kthehen në zona rezidenciale dhe tregtare. Po negociojmë me kompaninë britanike për t’u kthyer në idenë origjinale për bulevardin, e cila nënkupton një park qëndror në mes të zonës”, ka deklaruar Veliaj. Ai ka dhënë garancinë e tij, se brenda mandatit të parë kjo zonë do të kthehet ndër më të lakmuarat në kryeqytet./ T.CH
Lajme Shefi i inteligjencës britanike: "Putini e ka humbur luftën e informacionit në Ukrainë" 8 minuta më parë
Lajme Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim 26 minuta më parë
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 1 orë më parë