Vela: “Mos përhapni të pavërteta, takimi s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve” NULL NULL 11.09.2021 00:23 11.09.2021 00:23 Shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter iu drejtua mediave që ai i quajti “të ish regjimit Pronto”, duke thënë se ftesa e Presidentes drejtuar partive për takim konsultativ s’paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve. “Andaj, mos përhapni të pavërteta! Takimi ka të bëjë me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit të IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor”, shkroi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 16 orë më parë