Vedat Bajrami pjesë e kampanjës së Enternet, u bën thirrje bizneseve për blerjen e arkës fiskale (VIDEO)

Vedat Bajrami pjesë e kampanjës së Enternet, u bën thirrje bizneseve për blerjen e arkës fiskale (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Është folur e shkruar shumë për rëndësinë që ka për Kosovën përmbyllja e procesit të fiskalizmit, konkretisht pajisja e bizneseve me arkë fiskale, një proces ky që ka nisur qysh në vitin 2010.

E në këtë rrugëtim Enternet ka dhënë kontributin e saj duke sjellë çmimet më të lira jo vetëm në tregun e Kosovës, por edhe rajonit. 9.99 euro në muaj që përfshin arkën fiskale, abonim 4 vite, kontroll teknik 4 vite dhe garancion njëvjeçar. Për më tepër Enternet në bashkëpunim me NLB banka u ofron bizneseve mundësinë që ta pranojnë këtë ofertë, duke u financuar 100 për qind nga banka dhe duke mos paguar asnjë shpenzim administrativ.

E kësaj kampanje, me ofertën më të lirë vetëm nga Enternet, i është bashkuar edhe Vedat Bajrami, aktori i njohur kosovar duke thënë se me kontribu për shtet është patriotizëm.

Me qëllim të rritjes së numrit të bizneseve që operojnë konform rregullave fiskale, Vedati ka realizuar një video-mesazh në stilin e tij unik duke u bërë thirrje bizneseve që të fiskalizohen duke shfrytëzuar ofertën më të mirë nga Enternet.

Vedati në këtë video tregon se si mospajisja me arkë fiskale ka shtyrë shumë biznese që të veprojnë në panik, duke u mbyllur në kohë kontrolle dhe duke paguar çmime të larta të gjobave nga ATK-ja. Ai vazhdon rrëfimin duke vënë në pah faktin që tani çmimet e lira për pajisje me arkë fiskale i mundësojnë secilit biznes, në çdo vend të Kosovës, që të operojnë me këtë pajisje, të evitojnë gjobat dhe të kontribuojnë për shtetin dhe forcimin ekonomik të tij.

“Ik, ik, ik se inspekcioni…. 

Jo s’po iki hiq se! 

Me kontribu për shtet është patriotizëm. 

E masi arkat fiskale kanë ra përtokë me çmime nuk ka arsye për asnjë biznes që mos me u fiskalizu. 

E me këtë video, me vullnet dhe probono, unë u bashkova me kampanjën e Enternet që ka çmimet më të lira, jo vec në Kosovë po edhe në rajon. 

Të fala Shabani”, është postimi i plotë i Vedatit në rrjetet sociale.