Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Veç nëse vjen ndonjë UFO të votojë”, Kadrijaj thotë se VV nuk i ka votat për Haxhiun (VIDEO)

NULL NULL
09.07.2025 19:13

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për bllokadën që është duke ndodhur në Kuvendin e Kosovës me mos konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Në emisionin “DPT Fidani”, ajo ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat e mjaftueshme ndonëse është duke ngul këmbë në votimin e fshehtë për Albulena Haxhiun, si kandidate për kryetare të Kuvendit.

“Ku i kanë votat? Nuk e di, ndoshta vjen i voton ndonjë UFO, veç nëse vjen ndonjë UFO të hyjë në sallë edhe të votojë. Sepse këto parti që jemi asnjë nuk do të votojmë, veç nëse Lista Serbe ua jep votat”.

“Përndryshe edhe me qenë ligjor ky votim, unë kisha votu kundër edhe votimi im do të ishte i hapur për mediat”, ka thënë Kadrijaj. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.