Vdiq Sijam Gorani, doajeni i gazetarisë NULL NULL 10.05.2015 14:45 10.05.2015 14:45 Sot ka ndërruar jetë, gazetari dhe redaktori shumëvjeçar i RTV21 Sijam Gorani. Pas një sëmundjeje të rëndë, sot ka ndërruar jetë , në moshën 65 vjeçare, gazetari dhe redaktori shumëvjeçar i RTV21 Sijam Gorani. Karrierën e tij prej gazetari Sijam Gorani e filloi në Radio Prishtinë, në sektorin e ekonomisë për të arritur deri te titulli i redaktorit. Pas nxjerrjes se dhunshme nga Radio Televizioni i Prishtines, në vitin 1998 Sijami iu bashkua ekipit të Rtv 21, duke kontribuar deri në ditet e sotme, në detyrat e redaktorit, kryeredaktorit dhe së fundi në detyrat e drejtorit të UEB faqës së RTV21. Mbledhja komemorative mbahet të hënën në orën 11:00 në Sheshin 21, ndërsa varrimi bëhet nesër, e hënë, në orën 13.00 në varrezat e Prishtinës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh 29 minuta më parë