Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdiq pa pasur kancer, çka bëri prokuroria në rastin e Adnan Mulecit dhe kirurgut Bujar Vrella? (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 19.06.2025 19:48

Kur familjarëve të Adnan Mulecit i shkoi në shtëpi raporti i biopsisë, ata përjetuan shok.

Kirurgu Bujar Vrella, ia kishte larguar Adnanin zorrën e trashë duke thënë se ai ka kancer, e për këtë kishte qenë i sigurt duke e quajtur veten “të pagabueshëm”.

Por, pas vdekjes së Adnanin, kur biopsia dha verdiktin, rezultoi se i ndjeri nuk kishte tumpr, por thjesht një infeksion.

Pas tronditjes që ky rezultat iu dha, familja Muleci nisi procedurat ligjore kundrejt kirurgut, Vrella. Familja pejane akuzon kirurgun për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.

Nga 29 maji e deri më 5 qershor të vitit të kaluar, prokuroria mori në pyetje familjarë e staf mjekësor. Për të vazhduar hetimin, më 28 qershor trupi i Adnanit, është zhvarrosur për t’u bërë autopsia.

U ftuan e u morën deklarata për rastin edhe nga i gjithë personi mjekësor që ishte marrë me Adnanin, qoftë në spitalin e Pejës apo në QKUK.

Prokuroria Themelore në Pejë kërkoi e pranoi ekspertiza nga mjekë, Ministria e Shëndetësisë e së fundmi po pret edhe nga Oda e Mjekëve. Mirëpo as edhe një shkrim apo deklaratë, nuk po vë faj në supet e kirurgut Bujar Vrella.

Në një përgjigje me shkrim për KIKS Kosovën, Prokuroria e Pejës tha se grumbullimi i provave nuk ka sjell asnjë vegëz për akuzim të arsyeshëm kundrejt Vrellës.

Për KIKS Kosovën nga Prokuroria u tha se krejt çka ata kanë ndërmarrë deri më tani, ka qenë në bazë të dyshimeve të familjes Muleci.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.