Vdesin tre persona duke ikur nga Policia në Gjermani, dy kroatë dhe një serb NULL NULL 27.10.2025 16:54 27.10.2025 16:54 Tre persona kanë vdekur pasi u aksidentuan, teksa po iknin nga Policia në Gjermani. Shoferi i një BMW me targa të Mynihut të Gjermanisë, në autostradën A2 injoroi shenjën e ndalimit të policisë dhe u largua me shpejtësi, duke rënë kështu me veturë në Kanalin Mittelland. Siç raportojnë mediat gjermane, dy nga viktimat ishin nga Kroacia, kurse njëri nga Serbia, i cili besohej se e drejtonte automjetin, transmeton Klankosova.tv Pasagjerët nga Kroacia ishin të moshës 25 dhe një 31-vjeçar. Makina që shkaktoi aksidentin u nxor nga kanali gjatë fundjavës dhe u sekuestrua për ekzaminim mjeko-ligjor. Ecuria e saktë e aksidentit, si dhe arsyeja pse shoferi iku nga policia, mbeten të panjohura. /Klankosova.tv