Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdesin shtatë persona pas një aksidenti në garën motorike në Sri Lanka, mes tyre një tetëvjeçare

NULL NULL
21.04.2024 18:28
Gara motorike në Sri Lanka

Një makinë ka dalë nga rruga gjatë një gare motorike në Sri Lanka duke vrarë shtatë persona, raportojnë mediat lokale.

Ata thonë se të paktën 18 të tjerë u lënduan në aksidentin në ngjarjen Fox Hill Supercross në qytetin e Diyatalawa të dielën, transmeton klankosova.tv.

Midis të vdekurve ishin katër zyrtarë të garës si dhe spektatorë, duke përfshirë një vajzë tetëvjeçare, raportojnë mediat.

Gara organizohet nga ushtria e Sri Lankës, e cila ka një akademi në Diyatalawa dhe ishte gara e saj e 28-të.

Më shumë se 100 mijë spektatorë ishin të pranishëm. Videot e dëshmitarëve okularë tregojnë njerëz që nxitojnë drejt vendit të ngjarjes pas kësaj. Ngjarja u pezullua.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.