Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdesin dy agjentë pas përmbysjes së varkës në Itali

NULL NULL
30.05.2023 08:48
Agjentet italiane

Dy agjentë të inteligjencës italiane dhe një pjesëtar i forcave izraelite në pension ishin mes katër viktimave të fatkeqësisë me varkë të së dielës në liqenin Maggiore në Italinë veriore, thonë zyrtarët lokalë.

Ata identifikuan italianët si Claudio Alonzi, 62 vjeç dhe Tiziana Barnobi, 53 vjeç. Izraeliti u identifikua si Shimoni Erez, 50 vjeç.

Në aksident ka vdekur edhe Anya Bozhkova, gruaja ruse 50-vjeçare e kapitenit të varkës.

Anija me më shumë se 20 turistë dhe ekuipazh u fundos nga erërat e forta, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas mediave italiane, varka kishte rreth 25 persona që po festonin një ditëlindje kur një stuhi u zhvillua mbi liqen, e cila më vonë u shndërrua në një “uragan të vogël”.

Varka 16 metërshe e gjatë u  fundos të dielën në mbrëmje midis qyteteve Sesto Calende dhe Arona, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.