Vdesin 12 persona pas shpërthimit të infeksionit të rrallë NULL NULL 26.06.2019 23:30 26.06.2019 23:30 Dymbëdhjetë persona kanë vdekur nga një shpërthim i një infeksioni të rrallë bakterial në Essex, ka bërë të ditur NHS. Shumica e të prekurve ishin të moshuar dhe ishin duke marrë kujdes për plagë kronike, në qendra mjekësore, në shtëpitë e tyre ose në shtëpitë e kujdesit. Shpërthimi i streptococcus invaziv Group A (iGAS) filloi në Braintree dhe u përhap në zonat Chelmsford dhe Maldon. Janë raportuar 32 raste të sëmundjes. Ekipi i menaxhimit të incidenteve është krijuar për të kontrolluar incidentin dhe për të ndjekur nga afër situatën. Bakteret mund të gjenden në fyt dhe në lëkurë dhe njerëzit mund të jenë bartës shfaqur asnjë simptomë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024