Vdes ylli i “Laverne & Shirley”, Eddie Mekka NULL NULL 03.12.2021 07:42 03.12.2021 07:42 Aktori amerikan Eddie Mekka, i njohur më së shumti për interpretimin në serialin televiziv Laverne & Shirley në vitet 1970-80, ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni të shtunën e kaluar, ka thënë vëllai i të ndjerit, Warren Mekjian. Thuhet se fqinjët lajmëruan policinë pasi u shqetësuan për gjendjen e Mekka i cili nuk është parë për disa ditë. Vëllai i tij tha se nuk kishte asnjë tregues së vdekja e vëllait të tij ishte e dyshimtë, sipas NBC News, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Michael Madsen – aktori i filmave “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill: Vol. 2” 03/07/2025