Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes vajza 29 vjeçare e reperit Master P

NULL NULL
30.05.2022 08:28

Master P po mban zi për vdekjen e vajzës së tij, Tytyana Miller.

Reperi 52-vjeçar hyri në rrjete sociale për të njoftuar se vajza e tij 29 vjeçare ka ndërruar jetë, transmeton Klankosova.tv.

“Familja jonë po përballet me një pikëllim të madh për humbjen e vajzës Tytyana”, shkroi artisti në Instagram.

“Ne kërkojmë me respekt pak privatësi në mënyrë që familja jonë të mund të pikëllohet. Ne i vlerësojmë të gjitha lutjet, dashurinë dhe mbështetjen. Sëmundja mendore dhe abuzimi me substancat janë një çështje reale për të cilën nuk mund të kemi frikë të flasim. Me Zotin, ne do ta kalojmë këtë”, shtoi ai.

Shkaku i vdekjes së Tytyanës nuk është bërë ende i ditur.

lajme të ngjashme