Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes stilistja e famshme australiane

NULL NULL
03.04.2021 19:25

Dizajnerja legjendare australiane e modës, Carla Zampatti, është ndarë nga jeta. 78-vjeçarja ishte shtruar në spital pasi ishte rrëzuar nga shkallët  në natën e hapjes së operës La Traviata një javë më parë.

E lindur në Itali në 1942, Zampatti migroi në Australi në 1950 dhe krijoi markën e saj të modës 15 vjet më vonë.

Veshjet e krijuara nga ajo janë veshur nga disa nga gratë më me ndikim në Australi, duke përfshirë Princeshën Mary të Danimarkës, ish-kryeministren australiane Julia Gillard, aktoren Nicole Kidman dhe kryeministren e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian.

Një deklaratë e lëshuar nga familja e saj u shpreh se Carla prej kohësh ka bërë që gratë australiane të ndjehen të sigurta dhe elegante, transmeton klannews. Në 1970, pesë vjet pasi prodhoi koleksionin e saj të parë të modës ajo vazhdoi të zgjerojë rrjetin e saj të shitjes me pakicë duke krijuar një zinxhir të butikëve në të gjithë Australinë dhe Zelandën e Re.

Kryeministri, Scott Morrison, tha se kontributi i Zampatti në Australi do të ishte i përjetshëm, ashtu si modelet e saj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.