Vdes rivali i përbetuar i Pablo Escobar NULL NULL 02.06.2022 04:52 02.06.2022 04:52 Të mërkurën ka vdekur në moshën 83 vjeçare Gilberto Rodriguez Orejuela, themelues i kartelit Cali. Ai ishte rival i përbetuar i Pablo Escobar. Orejuela po vuante një dënim prej 30 vjetësh në një nga burgjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij, shkruan The Guardian përcjell Klankosova.tv. “Shahisti”, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2004 ku kreu dënimin në një burg federal në Karolinën e Veriut. “Fëmijët dhe gruaja e Gilberto Rodriguez Orejuela janë informuar me lajmin e trishtë dje, e martë, 31 maj 2022, në orën 18:54. Ai vdiq nga limfoma”, thuhet në një deklaratë të familjes. Nëpërmjet kësaj iu kërkua autoriteteve të ShBA-së që ta ekstradojnë për në Kolumbi, trupin e pajetë të bosit të kartelit Cali. Gilberto Rodriguez Orejuela, ishte arrestuar autoritetet kolumbiane në vitin 1995. Ky moment shënoi fillimin e shpërbërjes së kartelit Cali, i cili dikur kontrollonte 80 për qind të trafikut të drogës në botë, sipas një raporti të Administratës Luftarake të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës. Vëllai i tij, Migueli, ishte arrestuar dy muaj më vonë. Aktualisht ai po e vuan dënimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy vëllezërit i kishin shpallur luftë tregtarit famëkeq të drogës Pablo Escobar, i cili u vra në një operacion policor në vitin 1993.