Vdes reperi i njohur amerikan NULL NULL 30.07.2020 09:11 30.07.2020 09:11 Ka vdekur anëtari i njërit nga rep grupet e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “The Roots”. Malik Abdul Basit, ka vdekur në moshën 47-vjeçare. Njoftimin e ka dhënë grupi i tij në rrjetet sociale, njofton CNN përcjell Klan Kosova. “Me zemër të thyer e me sy të përlotur ju informojmë me keqardhje për ikjen e vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të Roots, Malik Abdul Basit”. Grupi nuk e tregoi shkakun e vdekjes së reperit e vdekja e tij u konfirmua edhe nga kushëriri i tij Don Champion në Twitter. Malik B jetonte e vepronte në Filadelfia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.