Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes reperi i njohur

NULL NULL
23.04.2021 08:10
LOS ANGELES, CA - APRIL 29: Lead singer Shock G of the alternative rap group Digital Underground from Oakland California performs at Krush Groove 2011 sponsored by radio station 93.5 KDAY At The Gibson Amphitheatre on April 29, 2011 in Los Angeles, California. (Photo by Earl Gibson III/Getty Images)

Reperi Shock G nga grupi Digital Underground vdiq në moshën 57 vjeçare të enjten. Lajmin e ka konfirmuar babai i tij, Edward Rachker për TMZ, transmeton Klan Kosova.

Shock G, emri i vërtetë i të cilit është Gregory Jacobs, u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Tampa, Florida.

Shkaku i vdekjes është ende i paqartë.

Babai i tij thotë se autoritetet do të kryejnë autopsinë në të ardhmen e afërt.

Shock G u bë me famë në vitet ’90 si vokalisti kryesor për Digital Underground dhe këngën e tyre hit “The Humpty Dance”.

Shock G gjithashtu ka punuar ngushtë me Tupac Shakur para vdekjes së tij tragjike në 1996.

lajme të ngjashme