Vdes reperi Black Rob NULL NULL 20.04.2021 08:06 20.04.2021 08:06 Reperi Black Rob, i njohur për hitin e tij “Whoa!” dhe kontributet kryesore në Bad Boy Records dominuese të Diddy në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, ka vdekur. Ai ishte 52 vjeç. Artisti vdiq të shtunën në Atlanta, sipas mikut të tij të dikurshëm, Mark Curry, i cili tha se po mbante dorën e të ndjerit në momentet e fundit të jetës së tij. Ai ishte i shtruar në spital dhe kishte probleme të shumta shëndetësore në vitet e fundit dhe vdiq nga sulmi në zemër. Curry tha se Diddy kishte ndihmuar Black Rob financiarisht gjatë viteve dhe po paguante për varrimin e reperit, transmeton Klan Kosova.