Vdes regjisori i “Boyz N The Hood” John Singleton NULL NULL 29.04.2019 22:47 29.04.2019 22:47 Regjisori i nominuar për Oscar, John Singleton – i njohur për filmat “Boyz N The Hood” dhe rikrijimin e filmit detektiv Shaft – ka vdekur në moshën 51 vjeçare. Familjarët kanë konfirmuar lajmin përmes një komunikate se regjisori me ndikim u dërguar i sëmurë në spital të mërkurën e kaluar dhe ishte pranuar në kujdes intensiv. I lindur në Los Anxhelos, Singleton shtroi rrugën për regjisorët afrikano-amerikan gjatë viteve 1990. Në vitin 1992, ai u bë regjisori më i ri i nominuar për Oscar me filmin “Boyz N The Hood”. Suksesi i filmit gjithashtu bëri që Singleton të shndërrohej në regjisorin e parë afrikano-amerikan që do të nominohej për Oscar. Ai gjithashtu mori një nominim të dytë për skenarin më të mirë origjinal.