Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i parë i një ndërtese në Ferizaj

NULL NULL
03.04.2026 20:38

Sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet R.K. (rreth 44 vjeçar) i cili dyshohet se duke punuar kishte rënë nga një lartësi (kati i parë) i një ndërtese në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 03.04.2026, policia ka pranuar informatë shtesë se i lënduari R.K. ka ndërruar jetë në QKUK – Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra. Është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes”.

Rasti është cilësuar si:

“Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”./KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme