Vdes prof. dr. Agim Zajmi, varrimi të enjten në Gjakovë NULL NULL 17.05.2023 23:58 17.05.2023 23:58 Ka vdekur ish-profesori shumëvjeçar i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Agim Zajmi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit. Vajza e tij, Krenare Zajmi Leti, ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të mbahet të enjten (18 maj, 2023) në orën 16:00 në vendlindjen e tij në Gjakovë. “Të dashur miq e familjarë. Me pikëllim ju njoftojmë se sot, në vitet e tij të 80-ta, i qetë e i rrethuar me dashni, babi ndërroi jetë. Ai do të pushojë në qytetin e tij të lindjes, në Gjakovë, ku do të varroset me datën 18.05.2023 në orën 16:00”, shkroi vajza e tij në Facebook. Ndërkaq, ajo tha se e pamja do të mbahet në Hotelin Sirius në Prishtinë më datat 20 dhe 21 maj. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025