Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes producenti Fisnik Vejsa, bashkëpunëtor shumëvjeçar me Klan Kosova

NULL NULL
21.06.2024 13:31
Producenti dhe autori kosovar, Fisnik Vejsa
Producenti dhe autori kosovar, Fisnik Vejsa

Ka vdekur producenti dhe autori kosovar, Fisnik Vejsa.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar persona të afërt me familjen e tij.

Vejsa ka qenë bashkëpunëtor shumëvjeçar me Klan Kosova dhe Artmotion.

Ka qenë producent i serialit të famshëm “O Sa Mirë”, pastaj “O Sa Kids”, dhe serialit “Ne”, të gjithë këta të transmetuar në Klan Kosova.

Ndër të tjera, Vejsa ka qenë autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV. Ky emision ka qenë ndër të parët për botën shtazore në televizionet kosovare meqë Vejsa kishte studiuar veterinarinë dhe ishte i pasionuar pas botës shtazore, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.