Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes personi që u gjet i alivanosur në Podujevë

NULL NULL
16.01.2023 09:24

Të dielën në mesditë një burrë është gjetur i alivanosur në një fushë në Podujevë.

Ekipi mjekësor e ka marrë personin në fjalë për ta dërguar në trajtim mjekësor, ku më pas edhe është konstatuar vdekja e tij, njofton Klan Kosova.

“Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme