Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E rëndë: Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti në Vushtrri

NULL NULL
21.05.2026 14:29
Foto nga Jepi Zë

Personi që ra nga kati i tretë i një objekti në ndërtim e sipër në Vushtrri ka humbur jetën.

Rasti tronditës ka ndodhur sot, ndërsa lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

I ndjeri nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar në spital.

“Nga Emergjenca e Spitalit në Vushtrri është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha ai për Klankosova.tv.

Një person bie nga kati i tretë i një ndërtese në Vushtrri

lajme të ngjashme