Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes oficeri i ShKK-së, Sudan Topalli

NULL NULL
28.06.2025 09:54
Foto nga SHKK

Ka vdekur Sudan Topalli, oficer në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur drejtori i ShKK-së, Ismail Dibrani, përmes një telegrami ngushëllimi, transmeton Klankosova.tv.

“Në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Topalli, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan përkushtimin dhe profesionalizmin e tij”, thuhet në telegram.

Dibrani tha se i ndjeri ishte shembull i ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur ndaj institucioneve të vendit.

“Kontributi i tij i çmuar do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje të përhershme. Në këto çaste të dhimbshme, jemi pranë familjes me zemër dhe lutje. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shprehet tutje Dibrani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.