Vdes nobelisti Daniel Kahneman NULL NULL 28.03.2024 10:52 28.03.2024 10:52 Psikologu Daniel Kahneman që kontribuoi në ekonominë biheviorale ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Kahnemani shkroi librin bestseller, Të menduarit, shpejt dhe ngadalë, ku argumentonte kundër nocionit që sjellja e njerëzve i ka rrënjët në procesin vendimmarrës – dhe se në të vërtetë shpesh bazohet në instinkt, shkruan The Guardian. Universiteti i Princetonit, ku KahnemanI ka shërbyer deri në fund të jetës së tij, e ka konfirmuar vdekjen e shkollarit të mërkurën në një komunikatë në ueb-faqen e tyre. Ai më 2002 ishte shpërblyer me çmimin memorial Nobel në shkencat ekonomike, për hulumtimet e tij në fushën e psikologjisë dhe ekonomisë.