Vdes njëri nga të aksidentuarit në Fushë Kosovë NULL NULL 24/05/2015 24/05/2015 Ka vdekur njëri nga dy të lënduarit në aksidentin e ndodhur rreth një orë më parë në Fushë Kosovë, ndërsa edhe i aksidentuari tjetër vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Lajmin e ka konfirmuar për gazetarin e Klan Kosovës, Dibran Istrefin, mjeku i Emergjencës në QKUK. Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës, i ka thënë Klan Kosovës se vetuar e cila ka goditur çiftin është Mercedes i bardhë me targa të njohura për policinë. Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Në Fushë Kosovë një veturë kishte aksidentuar dy veta duke lënë të shtirë për tokë një çift të moshuar, transmeton Klan Kosova.