Vdes njëri nga katër të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Makoc NULL NULL 16.09.2025 20:44 16.09.2025 20:44 Një person ka vdekur në një aksident trafiku të ndodhur mëngjesin e sotëm në Makoc të Prishtinës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Naser Syla, Drejtor i Emergjencës në QKUK. “Katër i kemi pas të lënduar nga ai aksident, një në gjendje të rëndë dhe jostabile. Fatkeqësisht ka vdekur rreth orës 15”, tha Syla. Policia ndërkaq ka njoftuar se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 08:00. “Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje”, ka thënë Policia.