Vdes një preson në një aksident në Shtupeq të Pejës, lëndohet një tjetër NULL NULL 03.08.2024 17:45 03.08.2024 17:45 Aksidenti në Pejë ku vdiq një person Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Shtupeq të Pejës, kurse një tjetër është lënduar. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i lënduar është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës. “Kemi pranuar informatën rreth orës se 15:30 në fshatin Shtupeq dy persona që kanë qenë me një motoçikletë kanë dalë jashtë rrugës. Njëri nga ta ka vdekur, kurse tjetri është lënduar por është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të policisë bashkë me prokurorin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 27/06/2025