Vdes një pjesëtar i stafit të ambasadës gjermane në Kosovë NULL NULL 20.06.2025 20:53 20.06.2025 20:53 Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se ka vdekur Hisen Jakupi, anëtar i stafit të tyre. Në njoftimin e ambasadës gjermane thuhet se Jakupi vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të rëndë. “Ne kemi humbur jo vetëm një anëtar të përkushtuar të ekipit tonë, por edhe një koleg të mirë dhe të dashur”, thuhet në reagimin e ambasadës, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ata thanë se ngrohtësia, profesionalizmi dhe përkushtimi i palodhshëm i Hisenit do të mbeten në zemrat e tyre dhe se i qëndrojnë krah familjes së tij në këtë kohë të vështirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025