Vdes një person në Prishtinë, policia njoftohet nga urgjenca NULL NULL 22.01.2025 10:11 22.01.2025 10:11 Një person është raportuar i vdekur të mërkurën në Prishtinë. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se policia ishte informuar nga urgjenca për vdekjen e një personi. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Klankosova.tv