Vdes një paciente në qendrën e shëndetit mendor në Ferizaj NULL NULL 29.09.2022 09:04 29.09.2022 09:04 Një grua ka vdekur në Shtëpinë Integruese në Bashkësi në Ferizaj. Në raportin e policisë thuhet se gruaja në fjalë ishte paciente në këtë qendër të shëndetit mendor dhe se i ishte keqësuar gjendja dhe ka vdekur më pas. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, transmeton KlanKosova.tv.