Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një kosovare nga vërshimet në Gjermani

NULL NULL
19.07.2021 20:19

Një vajzë me prejardhje nga Kosova ka vdekur si pasojë e vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit në Gjermani.

Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme u raportua nga mediat se në Gjermani nga vërshimet kishin vdekur një çift bashkëshortor nga Peja.

Por, në një përgjigje për Klankosova.tv nga Divizioni për Komunikim me Publikun të Ministrisë së Punëve të Jashtme u tha se akoma nuk kanë ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet gjermane.

“MPJD është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane përmes Ambasadës së Kosovës në Gjermani, dhe deri në këto momente ende nuk ka marrë konfirmim nga autoritetet përkatëse lidhur me dyshimet për humbjen e jetës së dy bashkatdhetarëve”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.