Vdes një grua në aeroportin e Çikagos, u bllokua në rripin transportues të bagazheve NULL NULL 09.08.2024 19:22 09.08.2024 19:22 Foto ilustruese: Aeroporti i Çikagos Një grua ka vdekur pasi u bllokua në një rrip transportieri në një zonë bagazhesh në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare të Çikagos. Larry Langford, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Çikagos, tha për mediat lokale se gruaja ishte “ngatërruar në sistemin e rripit transportues të përdorur për të lëvizur bagazhet” në një nga dhomat e bagazheve jo publike të aeroportit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Policia dha moshën e gruas si 57 vjeç, por nuk bëri të ditur emrin e saj. Departamenti Amerikan i Punës tha për mediat lokale se gruaja nuk ishte një punonjëse e aeroportit.