Vdes një drejtor i Google NULL NULL 25.06.2015 12:41 25.06.2015 12:41 Gjatë ditës së djeshme ka vdekur në një aksident në Cannes të Francës një drejtor i Google, ka njoftuar kjo kompani. Sipas raportimeve ai ishte njëri nga anëtarët e ekipit të Britanisë së Madhe, ndërsa ishte duke ndjekur punimet e përvjetorit të reklamimit të industrisë së marketingut në Cannes. Në një komunikatë të Google thuhet: “Ne kemi humbur një anëtar të dashur dhe të respektuar të ekipit tonë. Jemi thellë të pikëlluar, ai është në mendimet tona, të familjes dhe shokëve”. Ndërsa detajet tjera në lidhje me të punësuarin nuk janë bërë publike për shkak të respektit për të dhe familjen e tij, njofton Google.