Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një burrë në Gjilan, iu përkeqësua gjendja derisa po udhëtonte

NULL NULL
30.06.2025 18:50

Një burrë i moshës 62-vjeçare ka vdekur këtë të hënë në Gjilan.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas zyrtarit policor, viktima ishte duke udhëtuar nga fshati Velekincë në drejtim të qytetit të Gjilanit kur iu përkeqësua gjendja.

Gjithmonë duke iu referuar policisë, viktima është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, derisa rasti u iniciua si “Hetim i vdekjes”.

Klankosova.tv merr vesh nga burimet e saj se vdekja e viktimës erdhi për shkaqe natyrale.

lajme të ngjashme