Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një 15-vjeçar në Mitrovicë

NULL NULL
12.01.2023 16:47
Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një 15-vjeçar ka rënë nga një ndërtesë në Mitrovicë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Zahiti ka thënë se B.S. ka vdekur pasi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra, si dhe rasti cilësohet si hetim i vdekjes.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit”.

“Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.