Vdes nga koronavirusi profesori Bujar Bajqinovci NULL NULL 12.09.2020 20:48 12.09.2020 20:48 Bujar Bajqinovci, profesor i arkitekturës ka vdekur si pasojë e koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta. “Kushdo që e ka njohur Bujarin – kurdoherë dhe ne çfarëdo rrethane – e mban mend si nje personalitet krejtësisht të veçantë, një djalosh e burr jashtëzakonisht të përkushtuar per pushtimin e dijeve te reja, nje Profesor të mrekullueshem Arkitekture, nje Intelektual shumëdimensional, dhe gjithsesi – nje Rocker tē pasionuar të muzikës, artit dhe t’bukurës..!”, ka shkruar Meta. Postimi i plotë: Covid19 na paska nda nga Bujar Bajqinovci – profa i Arkitekturës të cilin e kisha mik e shok gjenerate, me t’cilin kishim bërë bashkë shkollën fillore Hasan Prishtina! – Kushdo që e ka njohur Bujarin – kurdoherë dhe ne çfarëdo rrethane – e mban mend si nje personalitet krejtësisht të veçantë, një djalosh e burr jashtëzakonisht të përkushtuar per pushtimin e dijeve te reja, nje Profesor të mrekullueshem Arkitekture, nje Intelektual shumëdimensional, dhe gjithsesi – nje Rocker tē pasionuar të muzikës, artit dhe t’bukurës..! Mallkue qofsh Covid19 – t’hupt, dhe tu thaft fara! Bujar i dashur, mireupafshim në paqen e përbotshme dhe të përjetshme – por na paske lane shume, shume heret mik i dashur. Shumë heret!.