Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes nëntëvjeçari pas lëndimeve që pësoi në festivalin “Astroworld”

NULL NULL
15.11.2021 07:25

Një djalë nëntëvjeçar i cili ishte në koma të shkaktuar nga mjekësia pasi u lëndua në festivalin “Astroworld” në Teksas, ka vdekur.

Ezra Blount ishte në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dëmtime të trurit dhe organeve të tjera që nga 5 nëntori.

Ai është më i riu nga 10 pjesëmarrësit e koncerteve që ka vdekur pasi shpërtheu paniku gjatë performancës kryesore të reperit Travis Scott, transmeton Klankosova.tv.

Qindra të tjerë u lënduan kur turma filloi të shtyhej drejt skenës.

lajme të ngjashme