Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar para disa ditësh në Mitrovicë NULL NULL 21.06.2025 08:57 21.06.2025 08:57 Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës personi që u aksidentua më datë 6 qershor në Lushtë të Mitrovicës. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton që përveç viktimës, në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML. “Fsh. Lushtë, Mitrovicë Jugu 06.06.2025 – 05:04. Më 20.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara në një aksident trafiku që kishte ndodhur më datë 06.06.2025. Përveç viktimës në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, njofton PK. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 58 minuta më parë