Vdes në një aksident ajror, ish-ylli i bejsbollit NULL NULL 07.11.2017 22:45 07.11.2017 22:45 Ka vdekur në moshën 40-vjeçare, Roy Halladay. Ylli i pensionuar i bejsbollit vdiq në një aksident fatal ajror, të martën në Gjirin e Meksikës, transmeton Klan Kosova. “Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e këtij individi të mahnitshëm dhe bujar. Zemrat tona janë më Roy dhe familjen e tij”, thuhet në një deklaratë në Twitter. Roy ishte i vetëm në aeroplan kur ai u rrëzua pranë Shën Petersburg, Florida.