Vdes në moshën 84 vjeçare aktori Felix Silla NULL NULL 18.04.2021 09:41 18.04.2021 09:41 Aktori Felix Silla ka vdekur në moshën 84 vjeçare, të premten. Ai ishte i prekur me kancer pankreatik Lajmin për vdekjen e bëri të ditur shoku i tij, Gil Gerard, me anë të një shkrimi në Twitter, transmeton Klan Kosova. “Felix vdiq vetëm disa orë më parë dhe e vetmja e mirë që mund të nxjerr nga vdekja e tij është se ai nuk vuajti më gjatë”. “Do të më marrë malli për të, posaçërisht koha e bukur që kemi kaluar në panelet tona”, ka shkruar Gerard. I ndjeri njihej për rolin e tij, Itt në filmin The Addams Family si dhe në serialin Star Wars, shkruan People.