Vdes në moshën 79 vjeçare ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes në moshën 79 vjeçare ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf

NULL NULL
05.02.2023 08:05

Ish-presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf, i cili mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1999, ka vdekur në Dubai në moshën 79-vjeçare.

Ish-udhëheqësi i cili ishte president midis viteve 2001 dhe 2008 – vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, thuhet në një deklaratë të ushtrisë së vendit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kohës së tij në pushtet, ai u mbijetoi tentativave të shumta për vrasje dhe e gjeti veten në vijën e parë të luftës midis islamistëve militantë dhe Perëndimit.