Vdes Naim Ymeri, ish-epror i lartë i UÇK-së në Zonën e Nerodimes NULL NULL 08.07.2025 10:04 08.07.2025 10:04 Ish-ushtari i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Ymeri, ka vdekur sot. Ai ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, pas luftës shërbeu në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim, si dhe pas pensionimit ishte veprimtar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur Drenica Online, transmeton Klankosova.tv. “Naimi do të kujtohet përherë si ushtar i lirisë, simbol i qëndresës dhe përkushtimit ndaj atdheut, një hero i gjallë që me jetën dhe veprën e tij la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive. Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ymeri, miqve dhe bashkëluftëtarëve. LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË NAIM YMERIT! PUSHOFTË NË PAQE!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.