Vdes legjenda e NBA-së, Bill Walton NULL NULL 27.05.2024 19:49 27.05.2024 19:49 Legjenda e NBA-së, Bill Walton, ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Ai kishte luajtur për 15 vjet në ligën më të fortë në botë për basketboll. Gjatë kësaj periudhe, ish-lojtari i Portland Trail Blazers, Los Angeles Clippers dhe Boston Celtics, qe shpallur dy herë kampion i NBA-së, më 1977 dhe 1986. Ai po ashtu kishte qenë një herë MVP i ligës, dhe një herë tjetër MVP i finaleve, mes arritjeve të tjera individuale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë NBA-ja, ku komisioneri i kësaj lige, Adam Silver, e ka quajtur unik Waltonin. “Si anëtar i Sallës së Famës, ai e ridefinoi pozicionin e qendrës. Shkathtësitë e tij të gjithanshme e bënë atë forcë dominuese të UCLA-së, dhe e çuan drejt një çmimi MVP të sezonit të rregullt, një çmimi MVP të finaleve, dy tituj kampioni të NBA-së, dhe një vend në Ekipin e 50-vjeçarit dhe Ekipin e 75-vjeçarit të NBA-së”, ka shkruar Silveri.