Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes krimineli serb, Nebojsha Pavkoviq

NULL NULL
20.10.2025 13:21

Ka vdekur sot në moshën 79 vjeçare krimineli serb i dënuar për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviq.

Ai ishte shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës, për pjesëmarrje në një sipërmarrje të përbashkët kriminale, qëllimi i së cilës ishte persekutimi dhe largimi me forcë i shqiptarëve nga Kosova, transmeton klankosova.tv.

Pavkoviq ishte shpallur fjator për vrasje gjithashtu.

Sipas  vendimit të shkallës së parë të vitit 2009, ai ngarkohej për një fushatë të gjerë dhune të drejtuar kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës, e kryer nga forcat nën kontrollin e autoriteteve [jugosllave] dhe serbe, gjatë së cilës pati incidente vrasjesh, sulmesh seksuale dhe shkatërrim të qëllimshëm të xhamive.

lajme të ngjashme