Vdes kompozitori Angelo Badalamenti NULL NULL 12.12.2022 22:33 12.12.2022 22:33 Kompozitori i mirënjohur amerikan, Angelo Badalamenti, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Badalamenti njihej për bashkëpunimin e ngushtë me filmbërësin dhe bashkë-autorin e serisë Twin Peaks, David Lynch. Kompozimet e tij për hit-serinë e viteve të 90-ta ishin thesare më vete që krijuan dashuri dhe admirim të veçantë edhe përtej adhuruesve të serisë në fjalë. Lajmin e kanë bërë të ditur një sërë mediesh në Amerikë, përfshirë edhe Far Out Magazine.