Vdes kitaristi i Lynyrd Skynyrd, Gary Rossington NULL NULL 06.03.2023 08:38 06.03.2023 08:38 Kitaristi dhe kompozitori i Lynyrd Skynyrd, Gary Rossington, ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga grupi përmes rrjetit social Facebook. “Të pikëlluar duhet t’iu tregojmë se kemi humbur vëllanë, mikun, anëtarin e familjes, kompozitorin dhe kitaristin, Gary Rossington. Ai tani është me vëllezërit e tij Skynyrd dhe familjen në parajsë dhe po luan bukur, si gjithmonë”, ka shkruar grupi. Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i vdekjes së muzikantit. Ai i ishte nënshtruar një operacioni urgjent në zemër në korrik të vitit 2021, transmeton Klankosova.tv.