Vdes këngëtarja legjendare Tina Turner NULL NULL 24.05.2023 20:49 24.05.2023 20:49 Tina Turner Tina Turner – një nga vokalistët më të mëdhenj të rock-ut dhe interpretueset më karizmatike – ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ka konfirmuar zëdhënësi i saj. “Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model”, thuhet në deklaratë. Ylli i lindur në ShBA ishte një nga këngëtaret më të mëdha të rock-ut, e njohur për një varg hitesh, duke përfshirë “The Best”, “Proud Mary”, “Private Dancer” dhe “What’s Love Got to Do With It”. Ajo gjeti famë për herë të parë në vitet e 60-ta së bashku me ish-bashkëshortin Ike Turner, me këngën klasike “River Deep, Mountain High”, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv Abuzimi në familje u dokumentua në një film biografik të Hollivudit të vitit 1993 me aktore Angela Bassett, që fitoi tre çmime Oscar. Historia e saj e jetës u përjetësua gjithashtu në një shfaqje të njohur në West End që vazhdon ende.